Janë përgatitur Raste studimore për stereotipat gjinore në rajonin e Shkupit dhe Pollogut
Në periudhën qershor – gusht 2021, janë përgatitur raste studimore për stereotipat e pjesëmarrjes së grave të reja në rajonin e Shkupit dhe Pollogut. Qëllimi i këtyre studimeve ishte zbulimi i sfidave me të cilat përballen gratë e reja nga zonat rurale në proceset vendimmarrëse.
Të dhënat e paraqitura në studime do të kontribuojnë në planifikimin më të mirë të aktiviteteve të projektit për të forcuar kapacitetin e grave të reja për pjesëmarrje më aktive në sferat sociale si dhe për të përmirësuar pozicionin e tyre në shoqëri.
Këto studime janë pjesë e një kërkimi fillestar gjithëpërfshirës në kuadër të projektit që do të përcaktojë gjendjen fillestare në mënyrë që të planifikohen aktivitete relevante dhe efikase gjatë gjithë projektit.
[lidhjet]
Rast studimor mbi stereotipat e pjesëmarrjes së grave të reja në rajonin e Shkupit
Rast studimor mbi stereotipat e pjesëmarrjes së grave të reja në rajonin e Pollogut