Projekti “Pjesëmarrja e të rinjve për zhvillim të fortë dhe të qëndrueshëm të komunitetit” synon të përmirësojë cilësinë e zbatimit të politikave rinore bazuar në bashkëpunimin strukturor dhe pjesëmarrjen thelbësore të shoqërisë civile të rrjetëzuar. Projekti zbatohet nga Koalicioni i Organizatave Rinore SEGA, si aplikues kryesor, së bashku me bashkë-aplikuesit SOS Fshati i Fëmijëve Maqedonia Veriore, Qendra Vullnetare Shkup dhe Shoqata Forumi i Grave Tetovë. Kohëzgjatja e projektit është 40 muaj, në periudhën 1 janar 2021 – 30 prill 2024. Projekti do të fokusohet në përmbushjen e 3 rezultateve kryesore:

1. Forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për ndikim të pavarur dhe efektiv te vendimmarrësit lidhur me çështjet rinore bazuar në prova dhe përmes rrjeteve lokale;

Arritja e këtij rezultati nënkupton realizimin e një sërë kërkimeve, proceseve të trajnimit dhe mentorimit për organizatat e shoqërisë civile, si dhe dhënien e mbështetjes për sektorin rinor të shoqërisë civile përmes nën-grandeve për përmirësimin e pjesëmarrjes së të rinjve, veçanërisht në nivel lokal.

2. Përmirësimi i kompetencave qytetare të të rinjve dhe të rejave për pjesëmarrje thelbësore në jetën e përditshme të një komuniteti demokratik duke përdorur modele inovative përmes qasjeve të ndjeshme gjinore dhe paqësore;



Në suaza të këtij rezultati është paraparë forcimi i kapaciteteve të të rinjve dhe të rejave përmes fushatave lokale, punëtorive për perspektivën gjinore, si dhe fuqizimin e nxënësve të shkollave të mesme për zvogëlimin e dhunës në shkollat ​​e mesme. Gjithashtu, në kuadër të këtij komponenti do të forcohen kapacitetet e këshillave rinore përmes një procesi të trajnimeve por edhe përmes zbatimit të mjeteve inovative digjitale për rrjetëzim dhe shkëmbim të praktikave të mira.

3. Institucionet publike zhvillojnë dhe zbatojnë politika publike të informuara dhe cilësore lidhur me rininë, të bazuara në mundësi të barabarta nëpërmjet partneriteteve të qëndrueshme me shoqërinë civile lokale.



Kjo komponentë parasheh mbështetje të procesit të rrjetëzimit të sektorit civil në nivel lokal, përmes një procesi të takimeve dhe punëtorive të përbashkëta. Po ashtu, në mbështetje të zbatimit të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, projekti parasheh forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve lokal për të rinj si dhe mbështetjen e tyre gjatë bashkëpunimit me Këshillat lokal rinor. Projekti po ashtu parashikon përfaqësimin para vendimmarrësve kombëtar drejt përmirësimit të kushteve dhe zbatimit të legjislacionit të orientuar drejt të rinjve. Përmes arritjes së rezultateve të projektit do të jepet kontribut për një shoqëri civile të pavarur dhe të qëndrueshme të mbështetur nga një mjedis i favorshëm që inkurajon procese pjesëmarrëse dhe të ndjeshme gjinore të krijimit të politikave rinore.




„Оваа веб страна е креирана и одржувана со финансиска поддршка на Европска Унија. Содржината на истата е единствена одговорност на спроведувачите на проектот и не нужно ги одразува ставовите на Европската Унија.“



© 2021 – mladi.eu All rights reserved.